Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Fier/ Plagoset në këmbë 23-vjeçari, arrestohet pas 2 ditësh autori, kushëriri e fshehu pas

22 Nëntor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Përplasje me armë zjarri në Fier/ Plagoset në

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy netë më parë në lagjen “Apollonia”, ku pas një sherri për motive banale, një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori është Elvis Krasniqi, 27 vjeç, ndërsa i plagosur është Endri Meçalliu. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në një nga lokalet e qytetit. Tashmë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa kushëriri i tij, Klajdi Profka, i cili akuzohet se e ka fshehur autorin, është proceduar penalisht për “moskallëzim krimi”. Ndërkohë që vijon hetimi për të zbuluar arsyet pse sherri degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas, Policia dokumenton ngjarjen, shpall në kërkim autorin e dyshuar dhe procedon penalisht një shtetas për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe  proceduan penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat i deshtuar ne fier elvis krasniqi endri mecalliu klajdi profka plagosje në fier atentat i deshtuar ne fier elvis krasniqi endri mecalliu klajdi profka plagosje në fier

Sondazh

Poll