Lajm i keq për shqiptarët/ Turqia nuk pranon më çartera spitalore nga vendet e tjera, shtretërit boshë do të ruhen për t
22 Nëntor 2020, 08:18Nga DOSJA
TURQI- Turqia i ka mbyllur derën të gjithë pacientëve nga vendet e tjera që mund të kërkojnë të kurohen në spitalet turke. Vendimi sipas mediave turke vjen pas një shkrimi për numrin e lartë të pacientëve me COVID që vijnë në Turqi, duke zënë shtretërit që mund të përdoreshin nga turqit.
Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka ndaluar futjen në spitale me çartera spitalorë të të sëmurve deri në një vendim të dytë. “Sozcu” shkruanse nëse urdhëri nuk respektohet, atëherë qeveria ka vendosur sanksione për bizneset dhe spitalet që e thyejnë vendimin.
Urdhëri iu është shpërndarë të gjitha kompanive ajrore dhe Autoritetit të Aviacionit Civil Turk. Gjeorgjia, Shqipëria, Rusia dhe Iraku ishin 4 vendet që dërgonin më shumë pacientë të sëmurë me COVID19 në Turqi. Fluturimet me çarter drejt Turqisë në vendin tonë kanë kapur vlera marramendëse nga 25 mijë deri në 45 mijë euro.
Dosja.al i kushtoi një artikull të veçantë kësaj çështjeje, ku zbuluam me të dhëna zyrtare se nga muaji mars deri në nëntor, nga Rinasi u ngritën 270 çartera spitalorë për kurim jashtë vendit, ku destinacioni kryesor ishte Turqia.
(F.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku Dritan Koçiaj ka denoncuar në rrjetet sociale se kapacitetet spitalore janë plotësuar. Në një thirrje të fortë, dërguar kryeministrit ...
TIRANË- Një e dielë e qetë ka nisur sot më 22 nëntor 2020. Mediat kryesore në vend kanë zgjedhur të raportojnë parashikimin e motit të ftohtë në Shqipëri, ...
Fundjava do të vijojë edhe sot të jetë e ftohtë. Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me temperatura të ulëta, por me kthjellime. Në zonat malore, skaji verior do...
MYKONOS- Një gjest për tu vlerësuar! Ky është rasti i 19-vjeçares shqiptare nga Puka, Adelina Gjeloshi, e cila ka mundur të shpëtojë falë një angazhimi n...
GREQI– Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e trishtë në Ekuador, ku Adriatik Tresa një shqiptar i njohur në botën krimit në shtetin amerikano-latin u ekzek...
DURRËS- Ish-zv/ kryeministri dhe ministri i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike, Bashkim Kopliku është ndarë mbrëmjen e sotme nga jeta, për...
EKUADOR- Një javë më parë mundi ti shpëtojë një tentative pengmarrjeje, por sot nuk ishte aq me fat. Adriatik Tresa, 45 vjeç është ekzekutuar pa mëshirë ...
DARDHË– Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në juglindje te vendi. Qyteti turisytik i Dardhës ditën e sotme është mbuluar nga...