Aktualitet

Ndërron jetë në avion ish-ministri i PD, Bashkim Kopliku! Inxhinieri ishte nisur për në Itali, por gjeti vdekjen nga COVID1

21 Nëntor 2020, 20:29 Nga DOSJA
Ndërron jetë në avion ish-ministri i PD, Bashkim Kopliku!

DURRËS- Ish-zv/ kryeministri dhe ministri i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike, Bashkim Kopliku është ndarë mbrëmjen e sotme nga jeta, për shkak të komplikacioneve nga COVID19.

Kopliku, 77 vjeç me profesion inxhinier elektronik, ka qenë dy herë deputet në parlamentin e Shqipërisë, ndërsa, që prej vitit 1997, ai u largua nga politika, por qëndroi aktiv në media dhe shtypin e shkruar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kopliku ishte shtruar prej ditësh në spitalin e Durrësit, ndërsa gjendja e tij ishte rënduar. Kopliku u vu në intubim nga mjekët, ndërsa familja vendosi ta dërgonte për mjekim në Itali.

Gjatë rrugës për në Itali, Kopliku ka ndërruar jetë në avion, duke mos mundur të përfundojë udhëtimin ku priste të përmirësohej.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim kopliku vdes bashkim kopliku bashkim kopliku vdes bashkim kopliku

Sondazh

Poll