Aktualitet

Theu me gurë xhamat e qendrës shëndetësore, lirohet ‘rebeli’ që shkaktoi ‘përplasje’ politike në Tiranë (DETAJET

21 Nëntor 2020, 16:15 Nga DOSJA
Theu me gurë xhamat e qendrës shëndetësore, lirohet

ELBASAN- Policia e Shtetit ka bërë sqarim zyrtar për ngjarjen e mesditës së sotme, ku u sulmua me gurë qendra shëndetësore në lagjen “Skënderbej” në qytet. PSh deklaron se agresori ishte A.B., dhe është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim i pronës”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin: A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Por çfarë ndodhi sot në Elbasan?

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla denoncoi në mesditë një akt vandal që sipas tij kishte ndodhur në këtë qendër, të rikonstruktuar vetëm dy muaj më parë. Balla akuzoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi si frymëzuesit e aktit të rëndë. Por akuzat u mohuan nga PD. Gazmend Bardhi hodhi poshtë përfshirjen e PD në një akt të tillë që e quajti një histori të rreme, e trilluar për të hequr vëmendjen nga denoncimi i Bashës për fshehjen e viktimave të COVID19.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulmohet qendra shendetesore ne elbasan sulmohet qendra shendetesore ne elbasan

Sondazh

Poll