Aktualitet

Zjarr tek Piramida në Tiranë, efektivët e zjarrfikëses shuajnë flakët, policia heton arsyet (DETAJET)

21 Nëntor 2020, 18:15 Nga DOSJA
Zjarr tek Piramida në Tiranë, efektivët e zjarrfikëses

TIRANË- Një zjarr me dëme të pakta materiale ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e Piramidës në Tiranë. Policia e Shtetit njofton se flakët kanë rënë në pjesën e brendshme të Piramidës, dhe se për fat të mirë ka patur vetëm dëme materiale. Tashmë flakët janë vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr tek piramida zjarr tek piramida

Sondazh

Poll