Aktualitet

Situatë e rëndë me COVID19 në Berat, infektimet përhapen me shpejtësi në shkolla, spital e fasoneri, i infektuar dhe poli

21 Nëntor 2020, 18:43 Nga DOSJA
Situatë e rëndë me COVID19 në Berat, infektimet

BERAT- Situatë e rënduar nga COVID19 në qarkun e Beratit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se infektimet janë përhapur me shpejtësi në spital por edhe në shumë institucione vendore dhe arsimore.

14 raste të prekurish sot në Berat, ku 4 prej tyre janë bluza të bardha. 4 të infektuar gjithashtu janë edhe mësuesë në fshatin Otllak, Ura Vajgurore, shkolla 9-vjeçare “Koço Brisku” dhe tjetra në gjimnazin “Muhamet Janina”.

Rastet e tjera të të infektuarve janë 2 elektriçistë pranë OSHEE, një punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve, 1 policë burg dhe 3 të prekur nga COVID në fasoneri.

Bilanci i COVID19 në Shqipëri është i rëndë. Sot u konfirmuan 13 viktima dhe 737 raste të reja. Në spitale po marrin shërbim 443 pacientë, ndërkohë që gjendja është e rëndë në disa qytete.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid19 ne shqiperi koronavirusi ne berat covid19 ne shqiperi koronavirusi ne berat

Sondazh

Poll