Sport

Italiani Kolela: “Apolonia luajti mirë dhe meritonte më shumë se një pikë sot”

21 Nëntor 2020, 18:48 Nga DOSJA
Italiani Kolela: “Apolonia luajti mirë dhe meritonte më

KAMEZ – Trajneri i Apolonisë, Xhovani Kolela vlerësoi paraqitjen e fierakëve në sfidën ndaj Kastriotit, ku morën një pikë falë barazimit 1-1. Por ai theksoi se për shkak të mungesës së eksperiencës, futbollistët e tij luajnë më lehtë sesa duhet në fushë. Ja si u shpreh trajneri italian pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”

Jeni i mërzitur për mënyrën sesi erdhi ky barazim?
Më vjen keq, pasi ishim shumë pranë fitores dhe me pak kujdes mund të kishim marrë fitoren e parë. Në të dy ndeshjet kemi qenë në avantazh, por më pas nuk e kemi ruajtur. Gjithsesi skuadra luajti mirë dhe ndoshta meritonim më shumë se një pikë sot.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen futbollistëve të caktuar si Mihana, Sota e Rrepaj?
Të gjithë ishin mirë sot, edhe portieri Harizaj përveç atyre që përmendët ju, por mua më pëlqeu veçanërisht paraqitja e Rrepajt.

Keni pretendime për rastin e penalltisë?
Jo, pasi nuk dua të merrem me episodet. Unë jam trajner dhe më shqetëson vetëm mënyra se si skuadra luan në fushë. Momenti i penalltisë ishte një rrëmujë në zonë dhe nuk shihej qartë, ndaj nuk dua të merrem me të.

Duket se skuadra ka probleme në tranzicionin nga mbrojtja…
Është normale që do kemi probleme, pasi ne bëjmë shumë pak faulle në fushë dhe e mbyllim ndeshjen pa asnjë ndëshkim me karton të verdhë. Edhe sot Kastrioti na ndalte me ndërhyrje të rënda, sa herë që niseshim në sulm, ndërsa lojtarët tanë janë të rinj, pa eksperiencë dhe luajnë shumë më lehtë sesa duhet.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia gol pas goli java e 3-te e superiores kastrioti mihana sota rrepaj xhovani kolela apolonia gol pas goli java e 3-te e superiores kastrioti mihana sota rrepaj xhovani kolela

Sondazh

Poll