Detaje nga atentati i dështuar në Bulqizë/ Si shpëtuan dy kushërinjtë nga plumbat, ndaluan makinën në anë të rrugës,
21 Nëntor 2020, 09:49Nga DOSJA
BULQIZË– Bulqiza u trondit ditën e djeshme nga një atentat që dështoi! Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40 në hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi, por fatmirësisht asnjë prej plumbave të lëshuar nuk ka prekur dy të afërmit. Shënjestra Eri Tollja po qarkullonte me makinë më të afërmin e tij, Shaban Tolljan, kur mjeti i tyre është qëlluar me breshëri automatiku nga një person i identifikuar si Besmir Zeneli.
Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë.
Detajet nga ngjarja:
Në momentin që policia e Bulqizës dhe forcat “Shqiponja” në Dibër, të cilët menjëherë kanë ngritur postblloqe në Qafë-Bualli dhe në Fushë-Bulqizë. Autori në afërsi të Teqes Bulqizë e ka braktisur makinën dhe dyshohet të jetë ngjitur në mal, për t’iu shmangur arrestimit.
Kushërinjtë Tollja e kanë identifikuar autorin dhe kanë deklaruar për Policinë lokale se nuk është hera e parë që B. Z. i ka sulmuar me armë dhe fizikisht për çështje të pronësisë mbi Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë. Zyrtarë të Policisë bënë të ditur se rreth orës 14:30 janë njoftuar për ngjarjen e ndodhur në një segment të Rrugës së Arbrit, në afërsi të Qytetit të Ri Bulqizë. “Shtetasi B. Z., duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. Tollja, dhe Sh. Tollja, kushërinj me njëri-tjetrin dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit”, thanë drejtues të Policisë Dibër.
Dy kushërinjtë Tollja janë shoqëruar në komisariatin e Bulqizës për t’u marrë në pyetje, në mënyrë që të zbardhen motivet e ngjarjes. Ndërsa Zeneli, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAT– Policia e Matit ka vënë në pranga një 26 vjeçar i cili është i akuzuar për disa vepra penale. Shtetasi Sabah Nuzi, banues në Burres është arrestuar ...
LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg Arjan Melin, i riu i cili mblidhte para për tërmetin e 26 Nëntorit, por në fund i mbante vetë.30 vjecari k...
MAL I ZI- Ditën e sotme është mbyllur dogana në Han të Hotit e Muriqan.Autoritetet e Policisë Malazeze, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Pikës s...
TIRANË– Lajm i mirë për qytetarët që janë gjobitur jashtë Shqipërisë pasi shkelën periudhën e izolimit: Ata të cilët janë gjobitur në shtetet e huaja gjatë...
TIRANË– Shefja e Spitalit infektiv, Najada Çomo, feston sot ditëlindjen. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në ‘Face...