Politike

Akuzat e PD për manipulimin e zgjedhjeve, Lleshaj: Atë që bënit ju me listat ne s’do e bëjmë

19 Nëntor 2020, 16:30 Nga DOSJA
Akuzat e PD për manipulimin e zgjedhjeve, Lleshaj: Atë që

TIRANË–Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas denoncimeve për zhvendosjen e gjendjes civile për të cilën opozita akuzon se mazhoranca po e përdor për interesa të saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Lleshaj iu përgjigj akuzave të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit duke thënë se janë publikuar 2 lista zgjedhore të cilat janë të aksesueshme te portali e-Albania.

Më tej Lleshaj bën të ditur se nuk ekziston asnjë mundësi që të luhet me listat e zgjedhëse dhe nuk do të bëhet siç PD ka bërë një herë e një kohë. Lleshaj insiston se asnjë qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore.

Postimi i Lleshajt:

Asnjë pasiguri apo frikë parazgjedhore nuk justifikon përpjekjet për dezinformim të publikut nga aktorët politikë. Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania. Asnjë ankesë konkrete për “lëvizje nga qendrat e votimit” nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve. Ata që e kanë bërë vetë dikur këtë gjë dhe tani druhen se mos kjo gjë do të përsëritet nga ne, duhet të jenë të qetë dhe të qartë: ASNJË qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore. ASNJË!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike sander lleshaj partia demokratike sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 19 Nëntor 2020, 13:16

KAVAJË- Redjan Krali, kryetar i Bashkisë Kavajë ka sqaruar sot debatin publik pas incidentit në stadiumin e qytetit, ku futbollisti Andi Lila u nxorr jasht...