Politike

Dita botërore e parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve, thirrja e Metës: Kuvendi të miratojë projektligjin për krimet se

19 Nëntor 2020, 15:14 Nga DOSJA
Dita botërore e parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën botërore të parandalimit të abuzimit me fëmijët. Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se Shqipëria shfaq probleme në kapacitete për trajtimin më profesional të krimieve seksuale që ndodhin te fëmijët dhe adoleshentët.

Më tej ai i drejtohet Kuvendit me një thirrje që të miratojë sa më shpejt projektligjin”Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Postimi i presidentit Meta në Facebook:

Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional të krimeve seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët.  Shërbimet shoqërore për fëmijët viktima të dhunës seksuale, si në nivel kombëtar ashtu edhe vendor, janë larg standardeve ndërkombëtare të kërkuara. Në këtë kuadër, është urgjente të ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e menjëhershëm të politikave, në kuadrin ligjor, ndërgjegjësimit dhe të zbatohen modele të reja për mbrojtjen e fëmijëve.  E nxis Kuvendin të miratojë sa më shpejt projektligjin”Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë t’ju sigurojmë një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme edhe të sigurt.  Nga cilësia e fëmijërisë së tyre varet shumë e ardhmja europiane e Atdheut tonë të përbashkët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita boterore e parandalimit te abuzimit ndaj femijeve ilir meta dita boterore e parandalimit te abuzimit ndaj femijeve ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 19 Nëntor 2020, 13:16

KAVAJË- Redjan Krali, kryetar i Bashkisë Kavajë ka sqaruar sot debatin publik pas incidentit në stadiumin e qytetit, ku futbollisti Andi Lila u nxorr jasht...