Aktualitet

Kreu i Shoqatës së Transportit publik “përmbys” protokollin: Nuk infektohesh në urban, s’kemi për detyrë të…

19 Nëntor 2020, 19:23 Nga DOSJA
Kreu i Shoqatës së Transportit publik “përmbys”

TIRANË– Kreu i Shoqatës së transportit Publik, Dashnor Memaj ka deklaruar se linjat e transportit urban nuk janë vatër infektimit nga koronavirusi. I ftuar në “AbcNews”, Memaj deklaroi se nuk është detyra e punonjësve të Transportit Urban që të ruajnë distancën apo t’i detyrojnë qytetarët që të mbajnë maskë.

“Kemi vështirësi ekonomike. Protokollet nga pjesa më e madhe po respektohen. Është e këshillueshme të ruhet një farë distance. Sipas studimeve ndërkombëtarë, vetëm 0.2% vijnë nga transporti urban. Transporti urban është shumë i sigurtë. Nuk dua të mbroj sektorin e transportit publik por nga studimet ndërkombëtare nuk është një vatër infeksioni sepse vetëm 0.2% është risku i infeksionit. Pasagjerët janë të detyruar të mbajnë maskë, distancë. Eleminohet edhe komunikimi për shkak se udhëtarët nuk njihen me njëri tjetrin. Ne nuk jemi as bodygard, as policë. Në transportin qytetas kërkohet vetëm ruajtja e distancës,”– u shpreh ai.

Dy ditë më parë, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini kërkoi evitimin e përdorimit të transportit publik në oraret e pikut, duke i konsideruar si vatër infeksioni.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dashnor memaj koronavirusi ne shqiperi dashnor memaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 18:59

TIRANË– Menaxhimi i pandemisë së koronavirusit në vendin tonë është kthyer në mollë sherri mes ekspertëve. Mjeku Erion Dasho ka sulmuar kreun e Urgjencës K...