Aktualitet

Bum infeksionesh në Berat/ Infektohen me koronavirus, mes tyre mësues dhe punonjës në institucione publike

19 Nëntor 2020, 19:12 Nga DOSJA
Bum infeksionesh në Berat/ Infektohen me koronavirus, mes tyre mësues

BERAT– Gjatë 24 orëve të fundit në Berat janë konfirmuar 10 raste të reja me Covid-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve janë mësues dhe punonjës në disa institucione publike.

Ditën e sotme mësohet se janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse:  2 punonjës administrate në Qendrën Lira, 2 kujdestare në Qendrën Lira, 1 veteriner, 2 mësues, një në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” dhe një tjetër në shkollën 9-vjeçare “1 Maji”, një polic në burgun e Beratit, një punonjës në një kompani telefonike dhe një punonjës i burimeve njerëzore në postë.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Berat janë regjisruar 519 të infektuar fdhe 10 viktima.  Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është shënuar një tjetër numër rekord të ftuarish me Covid, ku janë konfirmuar 786 raste të reja dhe kanë humbur jetën 11 persona.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 18:59

TIRANË– Menaxhimi i pandemisë së koronavirusit në vendin tonë është kthyer në mollë sherri mes ekspertëve. Mjeku Erion Dasho ka sulmuar kreun e Urgjencës K...