Politike

Basha publikon grafikun e EUROSTAT: Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, us

19 Nëntor 2020, 14:08 Nga DOSJA
Basha publikon grafikun e EUROSTAT: Shqipëria e katërta në

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Twitter grafikun e Eurostat për çmimet në muajin Tetor. Basha shkruan se Shqipëria është vendi i katërt në Europë që ka rritjen më të lartë të çmimeve për muajin që lamë pas.

Ai vë në dukje përqindjet në disa sektorë. Cmimet e ushqimeve thotë Basha janë rritur me 6.6% ndërsa ai i transportit me 3.4%.

‘Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%. Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë. tha Basha.

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.

Çmimet e transportit u rritën me 3.4%. pic.twitter.com/jxbHnr8ZT9

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 19, 2020

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grafiku i eurostat lulzim basha grafiku i eurostat lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 19 Nëntor 2020, 13:16

KAVAJË- Redjan Krali, kryetar i Bashkisë Kavajë ka sqaruar sot debatin publik pas incidentit në stadiumin e qytetit, ku futbollisti Andi Lila u nxorr jasht...