Sport

Botërori i Katarit: Kryeson Brazili, i ndjekur nga Argjentina, në Amerikën e Jugut

18 Nëntor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Botërori i Katarit: Kryeson Brazili, i ndjekur nga Argjentina, në

MONTEVIDEO – Ndërsa në Europë luhen ndeshjet për Nations League, në amerikën-latine luhet për kualifikueset e Botërorit të Katarit. Në të gdhirë të ditës së sotme, “seleçao” fitoi 2-0 në transfertë, duke mposhtur Uruguajin e fortë.

Dy golat në pjesën e parë nga Artur (33’) dhe Riçarlison (45’) i dhanë fitoren dhe 3 pikët Brazilit, i cili në pjesën e dytë e menaxhoi mjaft rezultatin. Në minutën e 71-të, sulmuesi uruguajan Edison Kavani u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij të luante me 10 lojtarë deri në përfundim të takimit.

Po me rezultatin 2-0 ka fituar edhe Argjentina në transfertë ndaj Perusë. “Çelestët” iu falën golave të Gonzales (17’) dhe Lautaro Martinez (28’) në pjesën e pare, çka bëri të mundur thjeshtimin e vazhdimësisë së takimit.

Ndërkaq, takimi i tretë, ai midis Paraguajit dhe Bolivisë u mbyll në barazim me shifrat 2-2. Romero, me dopiedën e tij, të realizuar në minutën e 19-të nga pika e penalltisë dhe në të 72-tën minute, teksa barazoi në 2-2, ishte “heroi” i paraguajanëve. Moreno (41’) Cespedes (45’) ishin autorët e golave për Bolivinë.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara deri tani, renditjen e kryeson Brazili me 12 pikë, i ndjekur nga Argjentina me 10, Ekuadori me 9 dhe Paraguaji dhe Uruguaji me nga 6 pikë, etj. Në finalet e Botërorit, kualifikohen direkt katër skuadrat që renditen të parat, ndërsa e pesta do të ndeshet ne “play-off”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentina bolivia boterori i katarit brazili celestet edison kavani paraguaji selecao uruguaji argjentina bolivia boterori i katarit brazili celestet edison kavani paraguaji selecao uruguaji

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 20:02

KAVAJË– Në Kavajë harrojnë të shkuarën dhe kontributin e Andi Lilës. Ish-futbollisti i Kombëtares numëron 68 paraqitje me fanellën kuqezi, por në ven...

Sport 17 Nëntor 2020, 19:10

Stadiumi “Air Albania” mbush 1 vjeç…

TIRANE – Stadiumi “Air Albania” është impianti futbollistik më i madh, më modern dhe më i kushtueshem në Shqipëri, për të cilin u shpenzuan rreth 70 milio...