Sport

Dëmtohet kundër Gjermanisë, Ramos frikëson Real Madrid: rrezikon ndeshjen kundër Interit

18 Nëntor 2020, 09:36 Nga DOSJA
Dëmtohet kundër Gjermanisë, Ramos frikëson Real Madrid:

SPANJË-Së pari dy penalltitë e humbura ndaj Zvicrës, pastaj dëmtimi që e detyroi atë të largohej nga fusha para kohe kundër Gjermanisë në mbrëmjen e fitores 6-0. Me pak fjalë, ndeshja e Sergio Ramos me Spanjën nuk ishte shumë pozitive, të paktën në nivelin personal.

Kapiteni i Real Madrid ngriti flamurin e bardhë pasi ndjeu një shqetësim në kofshën e tij të djathtë dhe tani rrezikon jo vetëm sfidën në Liga kundër Villarreal por mbi të gjitha ajo në Ligën e Kampionëve kundër Interit që do të luhet ditën e mërkurë në San Siro, duke lënë kështu Zidane një mbrojtje që do t’i besohet dyshes Militao-Varane.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll Luis Enrique foli në lidhje me gjendjen e kapitenit.”Sergio është futbollist potent, mendoj se mund të jetë diçka e lehtë. Nuk duket si një dëmtim serioz, por vetëm mjekët do të tregojnë se çfarë është. Në çdo rast, më vjen keq për klubin “.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter real madrid sergio ramos inter real madrid sergio ramos

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 20:02

KAVAJË– Në Kavajë harrojnë të shkuarën dhe kontributin e Andi Lilës. Ish-futbollisti i Kombëtares numëron 68 paraqitje me fanellën kuqezi, por në ven...

Sport 17 Nëntor 2020, 19:10

Stadiumi “Air Albania” mbush 1 vjeç…

TIRANE – Stadiumi “Air Albania” është impianti futbollistik më i madh, më modern dhe më i kushtueshem në Shqipëri, për të cilin u shpenzuan rreth 70 milio...