Politike

Erion Braçe bën DEKLARATËN E FORTË: Nëse rikthehen bastet, unë nuk rri më në qeveri

17 Nëntor 2020, 21:31 Nga DOSJA
Erion Braçe bën DEKLARATËN E FORTË: Nëse rikthehen

TIRANË- Zv.Kryeministri Erion Braçe pretendon se qeveria s’ka asnjë plan për të lejuar sërish bastet sportive në vend.

I ftuar në emisionin “Përballë”, Braçe u shpreh se kazinotë do të lejohen vetëm në hotelet me 5 yje. Madje socialisti ka shtuar se nëse ka një rikthim të lojrave të fatit, ai nuk do të jetë më pjesë e qeverisë Rama. 

“Kemi lejuar që këto kazino të jenë në hotele me 5 yje, vetëm atje. Pra ligji i 2018 kur u mbyllën lojrat e fatit apo bastet me ligjin e 2018 ka lënë vec këtë me kërkesë të ministrit të ekonomisë së asaj kohe që shihte fluksin e investimeve në struktura hoteliere në vijën bregdetare apo edhe në qytete të mëdhaja sic është Tirana. Vetëm këtu, po nuk di unë që qeveria të ketë diskutuar që pas mbylljes. Tani mua më vjen keq po nëse do të ketë kthim prapa unë nuk jam më në qeveri,” – tha Braçe.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace ligji per lojrat e fatit lojrat e fatit erion brace ligji per lojrat e fatit lojrat e fatit

Sondazh

Poll