Politike

Nga sot hyjnë në fuqi masat shtesë ndaj COVID, Manastirliu apel qytetarëve: Të bëhemi bashkë në betejën për shëndetin

17 Nëntor 2020, 20:41 Nga DOSJA
Nga sot hyjnë në fuqi masat shtesë ndaj COVID, Manastirliu apel

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas vendimit që ka marrë ditën e sotme Komiteti i Ekspertëve për kufizimin e masave parandaluese për Covid-19. Në një postim në rrjetet sociale  Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve që të bëhemi të gjithë bashkë në betejën për shëndetin, duke respektuar rregullat.

“Nga sot rregulla të reja për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Të mbrojmë familjet dhe t’i japim një dorë stafeve mjekësore kundër armikut të padukshëm. Të bëhemi bashkë në këtë betejë për shëndetin derisa ta mundim të keqen dhe t’i rikthehemi normalitetit që çdokush dëshiron”, shkruan ajo.

Komiteti Teknik i Ekspertëve që po minotoron situatën e infektimeve me koronavirus ka vendosur që të ndalojë grumbullimet me më shuëm se 10 persona në ambiente të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjarëve te ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll