Politike

“MarshAllah”/ Rama tradhëton Fan Nolin për “Sulejmanin e Madhërishëm”, flet turqisht në Facebook, i

17 Nëntor 2020, 19:49 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e një shkollë të ndërtuar, duke u shprehur i mahnitur për punën e bërë nga ekipi teknik. I mbetur pa fjalë, Rama ka zgjedhur që të përdorë fjalën “marshAllah”, frazë që do të thotë “çfarë ka dashur Zoti” dhe përdoret për të shprehur vlerësimin, gëzimin, lavdërimin ose mirënjohjen për një ngjarje apo person.

Përdorja e fjalës, nuk u ka shpëtuar komentuesëve të tij, të cilët menjëherë, me “shpatë në dorë” i kanë kërkuar llogari se përse nuk përdorte fjalë shqipe. Sigurisht që replikat nuk kanë munguar as nga ana e kryeministrit, i cili edhe njëherë ka përmendur “aftësitë” e tij në gjuhën shqipe.

PJESË NGA KOMENTET:

Komentuesi: Një pyetje kam për ju zoti kryeministër, përse në fjalorin tuaj përdorni shumë fjalë turke, mos vallë mungojnë në shqip? Përgëzime për punën që po bëni.

Edi Rama: E para nuk përdor shumë dhe e dyta kur i përdor ato që përdor e bëj sepse më pëlqen tingulli i tyre në një kontekst të caktuar, siç më pëlqen shumë kjo shkolla për shembull në këtë rast! Prandaj ma bëj hallall.

Komentuesi: Je kryeministër i vendit, dreqi ta marrë shprehu si të takon në gjuhën letrare se s’na plasi fare se ku m***n beson në Allah, në Krisht, kjo është më e paktëa që duhet të bësh të shprehësh në gjuhën letrare të gjuhës shqipe.

Edi Rama: Gjuhën letrare e kam merak vetë, shqipen e kam dashuri që s’ma diskuton dot askush, ndërkohë që librat e shenjtë janë për të gjithë, jo vetëm për besimtarët, kulturë quhet ndryshe! Kurse lodrat me gjuhën si ky marshalahu, s’mi ndalon dot ti. Mos u mërzit.

Mesa duket këto ditë kreu i qeverisë Rama nuk është më nxënësi i Fan Nolit, sa i përket shqipes, por ka kthyer kahun e orientimit. Megjithatë ia ka dalë që edhe njëherë të jetë një dhe në llojin e tij. Edhe pse gjuha spanjolle, frenge, dhe angleze janë shumë të përhapura,  nuk kemi dëgjuar asnjë lider të huaj që të përdorë fjalë që nuk janë të gjuhës së tij amëtare. Është e vërtetë që Shqipëria për më shumë se 500 vjet ka qënë nën pushtimin e Turqisë dhe shpesh herë disa fjalë janë më të natyrshme në atë gjuhë, por epoka e “Sulejmanit të Madhërishëm” ka përfunduar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama flet turqisht edi rama edi rama flet turqisht

Sondazh

Poll