Politike

“Puna jonë vazhdon”/ Zëvendës presidenti i KE-së flet për integrimin e Shqipërisë: Duam t’i japim një

17 Nëntor 2020, 19:27 Nga DOSJA
“Puna jonë vazhdon”/ Zëvendës presidenti i KE-së

BERUKSEL-Zëvendës presidenti i Këshillit Evropian, Maros Sefcovic ka folur për integrimin e Shqipërisë. Në konferencën që është mbajt ditën e sotme se konferenca ndërqeveritare të zhvillohet sa më shpejt, në mënyrë që t’i japin një mesazh të qartë Ballkanit se puna po vazhdon.

“Duhen dyfishuar përpjekjet, në mënyrë që të gjitha shqetësimet e ngritura.  Duam që konferenca ndërqeveritare, të mbahet sa më shpejt. Ne duam të japim një mesazh të qartë Ballkanit se vazhdon puna jonë, për integrimin e tyre“, theksoi Šefčovič.

Bullgaria ka refuzuar të miratojë hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që as Shqipëria nuk ka marrë “ok” pasi nuk plotëson dy nga kushtet e caktuara nga Bundestagu. Ndërkohë që lidhur me këtë çështje reagoi edhe ministri gjerman për Çështjet Europiane Michael Roth, i cili u shpreh se mes dy vendeve nuk u arrit një kompromis lidhur me çështjen bilaterale, ndërsa shtoi se për momentin duket se nuk ka zgjidhje tjetër. Për sa i përket Shqipërisë, Roth u shpreh se vendi ynë duhet të përmbushë kushtet e caktuara, në mënyrë që të organizohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike maros sefcovic maros sefcovic

Sondazh

Poll