Publikohen këngët pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së, të gjithë mund t’i ndjekin në Youtube
16 Nëntor 2020, 21:14Nga DOSJA
TIRANË-Këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të në Radio Televizonin Shqiptar mund të dëgjohen në Youtube në kanalin zyrtar të RTSH-së.
Ndërkohë gjithsej janë 26 këngë pjesëmarrëse, lista e të cilave është publikuar disa javë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë RTSH-në në rrjetet sociale.
“Tashmë produksionet muzikore të Festivalit të 59-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mund t’i dëgjoni në kanalin tonë në YouTube.”
Ndjekësit e Festivalit kanë mundësi të familjarizohen me këngët derisa të mbërrijnë në tre netët e mëdha të dhjetorit. Këto këngë do të publikohen në variante promocionale edhe në rrjetet sociale të RTSH-së.
Festivali i RTSH-së do të mbahet mes datave 17-26 dhjetor në varësi të motit dhe pandemisë, e do të zhvillohet në ambient të hapur. Prezantuesit e festivalit të RTSH-së këtë vit do të jenë Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Milaim Bellanica, personi që ka filmuar masakrën e Krushës së Madhe dhe që akuzon Lulzim Bashën se ia ka marrë atë kasetë është ngatërruar me...
Aktualitet16 Nëntor 2020, 20:16
TIRANË- Drejtuesi i Urgjencës, Skënder Brataj, se nuk ka valë të parë apo të dytë të koronavirusit.I ftuar në emisionin ;Çim Peka LIVE;, mbrëmjen e ...
GJIROKASTËR -Qarku i vogël në jug të Shqipërisë, Gjirokastra, ka një popullsi të vlerësuar prej më pak se 60 mijë banorësh por gjatë ditëve të fundit, rrit...
Prej shtatorit kur dhe mori detyrën si drejtoreshe e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj vazhdon të jetë e vetme në detyrë pasi struktura që ajo ka propozu...
RROGOZHINË- Dy gardianë në burgun e Rrogozhinës janë infektuar me koronavirus.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mënjeherë pasi ata janë konfirmuar pozit...
TIRANË- Ornela Çela, mjeke e familjes, thotë se personat që konstatojnë se janë infektuar me COVID-19 nuk duhet të nisin menjëherë trajtimin me anti...
SARANDË– Një 54-vjeçar është gjetur i shkrumbuar në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në një banesë pranë varrezave të ...