Vetëm 500 milionë lekë buxhet për të punësuar 176 persona/ SPAK kërkon para, ende nuk janë zgjedhur super hetuesit
16 Nëntor 2020, 19:17Nga DOSJA
Prej shtatorit kur dhe mori detyrën si drejtoreshe e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj vazhdon të jetë e vetme në detyrë pasi struktura që ajo ka propozuar nuk është miratuar ende.
Byroja që u ideua si krahu i djathtë i prokurorisë së posacme dhe që së bashku formojnë SPAK, sipas drejtoreshës Hajnaj duhet të ketë vec 60 hetuesve edhe vëzhgues, përgjues , agjentë operacionalë si dhe këshilltarë e juristë me në total 176 persona. Por a është e lirë shefja e BKH që të kryejë rekrutimet që i nevojiten?
Përgjigjen e jep buxheti prej 500 milionë lekë parashikuar për Strukturën e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shkurt SPAK, që i besohet prokurorisë së posacme dhe që në këtë mënyrë ja lidh duart Hajnaj. Megjithatë pas qëndrimit në komisionin e ligjeve Hajnaj, kërkon në një shkresë të dytë të dërguar ministrisë së financave që ti ndajë zërat e buxhetit, sa kohë Spak është emërtimi i përbashkët i prokurorisë së posacme dhe BKH dhe ku secili duhet të ketë administratën e vet.
Në të njëjtën kohë kandidatët vazhdojnë kapërcimin e sfidave të radhës për të zënë një vend në BKH si hetues, edhe drejtoresha Hajnaj vazhdon sfidat e saj për të rekrutuar sipas leximit të saj
E ndërsa gjetja e gjuhës së përbashkët mes tyre është e pashmangshme, BKH parashikohet të ngrihet me një numër minimal hetuesish. Filtrimi nga 600 pretendentë në vetëm 55 deri më tani, tregon se në fund do ti rezistojnë provave të FBI shqiptare jo më shumë se 20 persona , cka do të sjellë sërish hapjen e garës.
Marrë nga Top Channel
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RROGOZHINË- Dy gardianë në burgun e Rrogozhinës janë infektuar me koronavirus.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mënjeherë pasi ata janë konfirmuar pozit...
TIRANË- Ornela Çela, mjeke e familjes, thotë se personat që konstatojnë se janë infektuar me COVID-19 nuk duhet të nisin menjëherë trajtimin me anti...
SARANDË– Një 54-vjeçar është gjetur i shkrumbuar në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në një banesë pranë varrezave të ...
REGGIO EMILIA- Një 43-vjeçar shqiptar ka shkaktuar aksident në Itali, pasi ka marrë para tre gre, të cilat ishin duke kaluar tek vijat e bardha në rrugë....
TIRANË– Infektohet me COVID-19, zëdhënësi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Ardi Bita. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gen...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 shtator të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Artur Gaxha pas mungesave financiare në vlera të...
Aktualitet16 Nëntor 2020, 17:19
GREQI– Kryepeshkopi Anastas Janullatos prej disa ditësh ndodhet në Greqi në një spital në Athinë ku po kurohet, duke qenë se është infektuar me koronavirus.Gjen...
ATHINË– Anastasios Dougas, avokati i familjes së 19-vjeçaries, Artemis Vasilis e cili u zhduk në 16 tetor, pritet të paraqesë një padi për zhvatje d...