Aktualitet

U gjet i djegur me cigare në gojë/ Jetonte i vetëm në Sarandë, digjet banesa e 54-vjeçarit, dyshohet se ishte i dehur

16 Nëntor 2020, 18:45 Nga DOSJA
U gjet i djegur me cigare në gojë/ Jetonte i vetëm në

SARANDË– Një 54-vjeçar është gjetur i shkrumbuar në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në një banesë pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1 të qytetit. Mësohet se është gjetur i djegur në banesë Stefan Kosta, i cili jetonte i vetëm në një banesë me qira, pasi ishte i divorcuar. 54-vjeçari punonte në një karburant.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima, në gjendje të dehuri i ka vënë pa dashje zjarrin banesës së tij. Sipas dwshmive, ai është gjetur me një cigare në gojë, në momentin kur policia ka ndërhyrë në banesë. Ndërkohë aktualisht policia dhe forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur nga puna për të zbuluar shkaqet e zjarrit. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet stefan kosta zjarr ne sarande stefan kosta zjarr ne sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Nëntor 2020, 17:19

GREQI– Kryepeshkopi Anastas Janullatos prej disa ditësh ndodhet në Greqi në një spital në Athinë ku po kurohet, duke qenë se është infektuar me koronavirus.Gjen...