Aktualitet

Covid-19 hyn në burgun e Rrogozhinës, preken nga sëmundja vdekjeprurëse dy gardianë. Dezinfektohen ambientet

16 Nëntor 2020, 19:09 Nga DOSJA
Covid-19 hyn në burgun e Rrogozhinës, preken nga sëmundja

RROGOZHINË- Dy gardianë në burgun e Rrogozhinës janë infektuar me koronavirus.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mënjeherë pasi ata janë konfirmuar pozitiv me sëmudjen vdekjeprurëse, janë dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgut.

Deri më tani nuk dihet nëse në këtë burg janë infektuar anëtarë të tjerë të stafit apo të burgosur.

Ditën e sotme, janë infektuar me koronavirus edhe katër punonjës të burgut të Peqinit, ndërsa të tjerë që kanë pasur kontakte me ta janë testuar dhe janë në pritje të tamponit. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 28,432 persona dhe 631 të tjerë kanë humbur jetën. 

(A.k.dosja,al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne rrogozhine koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne rrogozhine koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Nëntor 2020, 17:19

GREQI– Kryepeshkopi Anastas Janullatos prej disa ditësh ndodhet në Greqi në një spital në Athinë ku po kurohet, duke qenë se është infektuar me koronavirus.Gjen...