Art&Argëtim

Pazari i Vjetër i Shkodrës, qëndra më e madhe mesjetare tregtare e Ballkanit, shkolla, xhami dhe mijëra dyqane

16 Nëntor 2020, 18:15 Nga DOSJA
Pazari i Vjetër i Shkodrës, qëndra më e madhe mesjetare

Pazari i vjetër në Shkodër në kohën e lulëzimit të tij, ne fund shek VIII e fillim shek. XIX, ishte një qytet i madh tregtar midis pjesës së vjetër dhe asaj të re të qytetit, i shtrirë në 1.8 km gjatësi, ku vlonte tregtia dhe ku madhësia e tij lejonte të punonin dhe të blinin aty mbi 10.000 njerëz. Ndërsa në ditët e pazarit, aty mund të ishin prezentë më shumë se 30 mijë vetë.

Ky pazari kishte doganën ku zhdoganoheshin mallrat që vinin me anije nga Trieste kryesisht. Aty ankoroheshin avullore deri në 1000 ton. Kishte edhe një pazar anijesh mbi Bunë. Gjithashtu ishte i pajisur me magazina të mëdha për hyrje-daljet e mallrave. Kishte 5 xhami dhe 5 Shkolla. Brenda tij ishte Bezisteni me 2 porta të mëdha dykanatëshe e dy më të vogla. Gjithsej kishte mbi 1500 dyqane. Dyqanet ishin vendosur në mbi 30 rrugët e pazarit, të cilat ishin ndarë sipas zanateve.

Ali Hasani, studiues, thotë: “Pazari ka qenë i sistemuar edhe në pjesën nëntokësore, me 5 kanale të cilët largonin ujin dhe ishin afër 1.8 metër të thellë. Pazari i Madh në Shkodër është vlerësuar si qendra më i madhe i asaj kohe në Ballkan, i dyti pas atij të Stambollit”.

Me largimin e turqve nga Shkodra, Pazarin e Vjetër e kanë dëmtuar veçanërisht malazezët, të cilët plaçkitën, dogjën dhe shkatërruan me qëllim më shumë se 400 dyqane.

Të njëjtën gjë bënë edhe kolonët grekë, duke e djegur dhe rrënuar atë më pas.  Pas përfundimit të luftës II, rregjimi vendosi ta fshinte atë nga faqja e dheut. Filloi gradualisht, shembja e Pazarit të Madh. U dogjën dyer dhe dritare si edhe rrënuan sistematikisht gjithçka ndodhej aty derisa shteti nxori vendimin për prishjen e këtij Pazari. Fotoja është realizuar nga Geg Marubi. Pamje e Bunës dhe pazarit nga Kalaja në fundvitet 1900.

Përpunuar me ngjyra për Dosja.al nga Suad Barbullushi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture pazari i shkodres pazari i shkodres

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Nëntor 2020, 12:30

TIRANË- Akademiku  dhe studiuesi Artan Fuga, e quan “banalitet dhe maskarallëk televiziv”, zhvillimin e orëve mësimore që jepen në Televizionin...