Art&Argëtim

Jennifer Lopez zgjidhet “Ikona e vitit 2020”, mban fjalimin emocionues pas surprizës së fëmijëve të saj: Më thonin se

16 Nëntor 2020, 17:35 Nga DOSJA
Jennifer Lopez zgjidhet “Ikona e vitit 2020”, mban fjalimin

“Oh Zot, 2020 nuk ishte një shaka, apo jo? Para 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, të nominoheshim për këtë çmim, ishim të fiksuar kush kishte shitur më shumë ose kush kishte fitimet më të mëdha… ky vit i niveloi të gjitha. Na tregoi çfarë ka realisht rëndësi dhe përforcoi atë që ka më shumë rëndësi, njerëzit. Si latine dhe si grua, ne ndonjëherë duhet të punojmë dy herë më shumë për të arritur këtë mundësi. Ndonjëherë ëndrrat e mia dhe ambiciet e mia të mëdha i nervozonte njerëzit përreth meje. Sa më shumë thonin se nuk mund t’i arrija, aq më shumë e dija se duhej ta bëja. Kështu që tani qëndroj këtu shumë mirënjohëse, duke e ditur se masa e vërtetë e suksesit tim nuk është në rekordet e shitura, por nga dashuria që ndjej nga të gjithë ju.”, tha ndër të tjera këngëtarja.

Ndërkohë sipas mediave të huaja  51-vjeçarja para se të merrte çmimin mori një surprizë të këndshme nga binjakët e saj Emme dhe Max të cilët shprehën mbështetjen e tyre për të ëmën përmes një videomesazhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz jennifer lopez jennifer lopez

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Nëntor 2020, 12:30

TIRANË- Akademiku  dhe studiuesi Artan Fuga, e quan “banalitet dhe maskarallëk televiziv”, zhvillimin e orëve mësimore që jepen në Televizionin...