Art&Argëtim

Aksidentohet Françeska Jaçe, ish-banorja e BB përmbyset bashkë me mjetin e saj luksoz, shkak shpejtësia e lartë

16 Nëntor 2020, 12:16 Nga DOSJA
Aksidentohet Françeska Jaçe, ish-banorja e BB përmbyset

TIRANË– Ish-banorja e Big Brother Françeska Jaçe ka mbetur e plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Nartës në Vlorë. Mësohet se Jaçe, ka qenë duke udhëtuar me automjetin e saj të llojit ‘BMW X6′, me ngjyrë të bardhë, në momentin që ka humbur kontrollin.

Makina luksoze është përmbysur, ndërsa ish-banorja e BB ka mbetur e plagosur.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, mjeti qëndron i përmbysur krah rrugës, ndërsa efektivët e policisë janë aty për të liruar trafikun.

Jaçe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk ka reaguar pas aksidentit. Në rrjetet sociale, një orë para ngjarjes, Françeska ka postuar një foto të qenushit të saj, nga shtëpia e prindërve në Vlorë.

Siç duket pasi ka dalë nga aty, është aksidentuar. Shkak për aksidentin, paraprakisht raportohet se është bërë shpejtësia e lartë e mjetit.

(a.;b/f,m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aksidentohet franceska jace aksidentohet franceska jace

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Nëntor 2020, 18:59

Kur do të kthehemi në normalitet pas pandemisë Covid? Përgjigja për pyetjen që të gjithë po bëjnë sot vjen nga një prej krijuesve të vaksinës Pfizer-BioNtech. P...