Aktualitet

Shqiponjat mësyjnë nëpër Tiranë, arrestohen disa të rinj që trafikonin kokainë

16 Nëntor 2020, 12:24 Nga DOSJA
Shqiponjat mësyjnë nëpër Tiranë, arrestohen disa

TIRANË– Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forca “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:E. T., 26 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë; E. T., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Xhabrahimeve, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

U arrestua dhe shtetasi Sh. P., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 24 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 shtetas arrestohen 4 shtetas

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Nëntor 2020, 10:57

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë akuzat për katër nga gjashtë të arrestuarit për çështjen e 3.5 milionë eurove të sekuestruar në ...