Aktualitet

16 Nëntor 2020, 10:57 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë akuzat për katër nga gjashtë të arrestuarit për çështjen e 3.5 milionë eurove të sekuestruar në “Toyota Auris”.  Edi Lika, Alfred Vladi, Kevi Cani dhe Alban Mollaymeri nuk kanë tashmë asnjë akuzë mbi shpinë, ndërsa në Apel kanë kaluar vetëm dy të tjerët. 

Agim Çeka, do të gjykohet vetëm për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’, ndërsa Ervis Vladi për akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Të gjashtë këta persona, u vunë në pranga dhe akuzoheshin për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Auris’, ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Mjetet ishin nisur nga Belgjika, kihsin shkuar në Gjermani, më pas përmes Italisë, u futën në Shqipëri në portin e Durrësit. Që atë ditë, policia vuri në pranga pronarin e kompanisë së automjeteve, Edi Lika, Klevis Lika djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit Agim Çeku.

Më pas, policia arrestoi Elvis dhe Alfred Vladi, dy vëllezërit që u akuzuan se ishin personat që do të tërhiqnin paratë. Edhe Alban Mollaymeri, biznesmeni që kishte porositur mjetet ra në pranga.

Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda lehtësoi masën e sigurisë për të arrestuarit, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për të arrestuarit, në nëntor të vitit 2019, por  një muaj më vonë, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rivendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris 3.4 mln euro ne toyota auris

Sondazh

Poll