Aktualitet

GAFË APO SHKELJE/ Policia na rrëfen bëmën e Kaç Islamit, por harron ligjin, BLUTË bëjnë zemrën e madhe dhe falin rebeli

15 Nëntor 2020, 21:10 Nga DOSJA
GAFË APO SHKELJE/ Policia na rrëfen bëmën e Kaç

TIRANË- “Mundohesh të vësh vetulla, por nxjerrë sytë,”-kështu thotë një fjalë e urtë popullore, e cila përshkruan më së miri reagimin e Policisë së Shtetit lidhur me shoqërimin e profesorit Kastriot Islami. Pas akuzave të shumta që Islami ka bërë në media, aq e pati edhe durimi i Policisë së Shtetit, e cila vendosi që të reagonte me anë të një njoftimi zyrtar, por pa e ditur që do të shkaktonte autogol.

Në reagimin zyrtar lidhur me ngjarjen, Policia pretendon se ka keqtrajtuar dhe ka ofenduar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët, edhe pse është ndaluar si çdo qytetar tjetër për mosmbajtjen e maskës. Sipas efektivëve, ish-deputeti ka kundërshtuar urdhërin e tyre, madje ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!

Deri në fund të reagimit zyrtar, nuk ka asnjë rresht për procedim penal ndaj Islamit, në rast se ka ofenduar vërtetë policët. Policia thotë se i ka ofenduar, po në rast se është e vërtetë, ligji e ka menduar edhe këtë hapësirë, ku rebelë si Islami fyejnë efektivët. Ofendimi që solli shoqërimin do të duhej të pasohej nga një procedim penal për ofendim të punonjësit të policisë. Por kjo nuk ndodhi? Përse? Nëse ka pasur vërtetë një sjellje të tillë, a nuk është detyra e efektivëve që të kërkojnë ndjekjen penale të profesorit.
Ishte nxitimi për të shkruar deklaratën apo pandemia që i ka bërë më të kuptueshëm ndaj ndjenjave dhe agresionit, sa kanë vendosur të dhurojnë vetëm dashuri, dhe të kthejnë faqen tjetër kur dikush i gjuan nga njëra.

Edhe nëse efektivi pretendon që vitin që vjen të hyjë në garë për të marrë “Nobelin për Paqe”, sërish duhet të bëjë detyrën dhe të kallëzojë atë që e kundërshton, në të kundërtën të merret nën hetim për moskryerje të detyrës…

(k.m.f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot islami policia e shtetit shoqerohet ne polici kastriot islami kastriot islami policia e shtetit shoqerohet ne polici kastriot islami

Sondazh

Poll