Aktualitet

‘Do e shihni pas 25 prillit, zagarë të Ramës’/ Shoqërimi në Komisariat i Kastriot Islamit, Policia jep versionin e saj,

15 Nëntor 2020, 20:32 Nga DOSJA
‘Do e shihni pas 25 prillit, zagarë të Ramës’/

TIRANË– Policia e Shtetit i është përgjigjur publikisht akuzave të profesorit Kastriot Islami gjatë shoqërimit të tij në Komisariat ditën e djeshme. Në një njoftim zyrtar, Policia shkruan se Islami ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët, edhe pse është ndaluar si çdo qytetar tjetër për mosmbajtjen e maskës. Sipas efektivëve, ish-deputeti ka kundërshtuar urdhërin e tyre, madje ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!

“Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar. E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët. Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!,”-shkruhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Mirëpo pavarësisht gjithë ofendimeve që paskan marrë efektivët e Policisë, sërish nuk kanë “firmosur” (ose të paktën nuk e kanë bëtë me dije) një procedim penal për profesorin Islami. Ka të bëjë pandemia që efektivët janë treguar kaq zemërbardhë dhe e kanë lënë të lirë, apo thjesht nuk e dinë se nëse publikojnë këto të dhënë duket patjetër të kenë marrë masa ligjore për personin që ankohen publikisht. Nëse nuk ka nisur procedimi penal për Islamin, atëherë duhet të hetohet për “moskryerje detyre” efektivi që ka bërë veprimet. Ligji është i njëjtë për të gjithë…

REAGIMI I PLOTË:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar. E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.

Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!

Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit.

Kastriot Islami u ndalua mbremjen e djeshme teksa ecte pa maskë tek Liqeni Artificial. Islami nuk kishte as kartën e identitetit me vete dhe për pasojë përfundoi në komisariat. Atij i janë marrë të dhënat, është gjobitur dhe është lënë i lirë pak ore me pas.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot islami policia e shtetit shoqerohet ne polici kastriot islami kastriot islami policia e shtetit shoqerohet ne polici kastriot islami

Sondazh

Poll