Art&Argëtim

15 Nëntor 2020, 18:59 Nga DOSJA

Kur do të kthehemi në normalitet pas pandemisë Covid? Përgjigja për pyetjen që të gjithë po bëjnë sot vjen nga një prej krijuesve të vaksinës Pfizer-BioNtech. Profesori Ugur Sahin, bashkëthemelues i BioNTech, është i bindur se me shumë mundësi të gjithë do  t’i kthehemi jetës normale dimrin e ardhshëm, prandaj duke filluar nga dhjetori 2021. Megjithatë edhe ky dimër sipas Sahin, do të jetë i vështirë.

Dy vaksina të bëra në SHBA kundër COVID-19 mund të jenë gati dhe të autorizuara për t’u përdorur deri në dhjetor.

“Të dhënat e siguruara nga Pfizer mbi 90% të efikasitetit të përgjithshëm të vaksinës së tyre janë të shkëlqyera por ne duhet të rishikojmë detajet. Ne gjithashtu jemi duke pritur të dhëna nga prova Moderna, e cila hyn në fazën e tretë për punë ditësh. Shpresojmë në rezultate ekuivalente,” -tha për mediat italiane, Cristina Cassetti, një virologe italiane që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara dhe është pjesë e ekipit të Anthony Faucit.

Nga ana tjetër Sahin siguroi që serumi nuk prodhon ndonjë efekt anësor serioz.

“Efektet kryesore anësore të vëzhguara deri më tani kanë qenë dhimbje e lehtë deri mesatare për disa ditë në vendin e injeksionit. Ne nuk gjetëm ndonjë efekt tjetër anësor serioz që do të çonte në pezullimin ose ndalimin e studimit. Ne do të vazhdojmë të mbledhim të dhëna për më shumë se dy vjet për të konstatuar jo vetëm efektet anësore afatshkurtra dhe afatmesme, por edhe ato afatgjata,”– tha ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete vaksina pfizer-biontech vaksina pfizer-biontech

Sondazh

Poll