Art&Argëtim

“Falë Zotit, Justina ia doli mbanë”/ Artistja një hap larg mposhtjes së COVID, Çumani rrëfen momentet në Infektiv: Mj

15 Nëntor 2020, 13:56 Nga DOSJA
“Falë Zotit, Justina ia doli mbanë”/ Artistja një hap

TIRANË- Këngëtarja Justina Aliaj është në gjendje të mirë. E infektuar nga COVID-19, Aliaj ndodhet ende në spitalin Infektiv ku po merr trajtim nga mjekët, por tashmë në një gjendje më të mirë. Vetë artistja, tha dje për mediat se është në gjendje më të mirë, ndërsa sot, Ilir Cumani, drejtori i Institutit të Jetimëve të Shqipërisë, thotë se i është hequr oksigjeni nga mjekët, pasi nuk e ka më të nevojshëm. 

POSTIMI I PLOTË I ILIR CUMANIT: 

Te Nderuar Miq! Lajm i mirë. Personalisht jam në kontakt të vazhueshëm edhe me mjekët, edhe me Justin. Gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm dhe mjekët ia kanë hequr edhe oksigjenin….(!!!) Që ditën e parë të shtrimit kam kontaktuar personalisht drejtëpërdrejtë me Ministren Manastirliun, dhe ajo dhe i gjithë stafi mjekësor e infermieror ka treguar një kujdes të veçantë për ta kaluar këtë situatë të vështirë. Falë Zotit, çdo gjë është në udhë të mbarë….Justina ja doli mbanë…. FORCA JUST…!

Artistja shkodrane, Justina Aliaj është prej disa ditësh në spital. Ajo rezultoi pozitive me Covid-19 dhe u shtrua tek Infektivi për shkak të gjendjes së rëndë. Tashmë është në gjendje më stabël.

(F/g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ilir çumani justina aliaj ilir çumani justina aliaj

Sondazh

Poll