Art&Argëtim

Shpat Kasapi refuzon të urojë Afërdita Dreshajn për bebin: Nuk dua të flas për të

15 Nëntor 2020, 17:43 Nga DOSJA
Shpat Kasapi refuzon të urojë Afërdita Dreshajn për bebin:

TIRANË– Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka qenë i ftuar në emisonin “Shiko Kush LUAN”, ku dhe ka zbuluar se ai dhe partnerja e tij shumë shpejt do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Ndërkohë, që i është drejtuar dhe një pyetje thumbuese, lidhur me ish-partneren e tij Afërdita Dreshaj, e cila është shtatëzanë dhe pret fëmijën e saj të parë. Këngëtari, i pyetur për një urim, ka refuzuar ta uronte duke u shprehur se atij nuk i interson më të flasë për të.

“Nuk dua të flas për të”,- ishte përgjigja e prerë e Kasapit, që duket se në rastin me Afërditën nuk vlen shprehja që ata kanë mbetur miq pas ndarjes.

Edhe pse kanë kaluar 7 vite nga ndarja e tyre, dhe tashmë Afërdita pret të bëhet nënë, Shpati duket se ende nuk e përjeton mirë momentin kur në skenë del ish-ja e tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz shpat kasapi shpat kasapi

Sondazh

Poll