Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Blerim Reka kryeson në komunat shqiptare

22 Prill 2019, 06:44 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Blerim Reka kryeson në komunat

Tiranë– Blerim Reka, një nga kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut ka mundur të  kryesojë kundrejt kundër kandidatëve të tij, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska në komunat shqiptare.

Reka ka kryesuar në komunat më të mëdha shqiptare, Tetovë (7.000), Gostivarë (9 mijë), Dibër (3.200), Likovë (3.000), Strugë (6200).

Rezultati i zgjedhjeve:

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 99.95% të votave të numëruara kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski me 42,84 për qind ose 323.783 vota të fituara, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24 ose 319.201 vota, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind ose 79.913 vota.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni blerim reka gordana siljanovska stevo pendarovski zgjedhjet presidenciale në maqedoni blerim reka gordana siljanovska stevo pendarovski zgjedhjet presidenciale në maqedoni

Sondazh

Poll