Aktualitet

Kapet shtetasi i shpallur në kërkim, arrestohet autori i plagosjes së policit, në pranga bien dhe 5 persona të tjerë

15 Nëntor 2020, 07:42 Nga DOSJA
Kapet shtetasi i shpallur në kërkim, arrestohet autori i plagosjes

TIRANË– Shtatë persona kanë rënë në pranga të policisë pasi kanë shkelur ligjin në mënyra të ndryshme. Kështu, shtetasi Çim Proshka, 44 vjeç u arrestua në Kavajë pasi ishte i shpallur në kërkim me dënimin e 1 vit dhe 4 muaj burg.

D.S., 59 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakort për vendosjen e një mase administrative. Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.

Në pranga ranë dhe shtetasit A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; A.K., 58 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

Njoftimi i Policise:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u kap dhe u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Çim Proshka, 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.S., 59 vjeç, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakort për vendosjen e një mase administrative. Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.B., 22 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; A.K., 58 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Nëntor 2020, 06:25

Korona na plaku të gjithëve

Dy javë më parë takova disa ish-shokë të shkollës së mesme që kishin ardhur në qytetin tonë. Jeta duket të jetë më e durueshme këtu – për arsyen e thjesht...