Aktualitet

‘JO vetmjekim!’/ Mjeku Tritan Kalo këshillon: Vjeshta solli një rikthim të vrullshëm të goditjes, pa panik të

15 Nëntor 2020, 07:28 Nga DOSJA
‘JO vetmjekim!’/ Mjeku Tritan Kalo këshillon: Vjeshta solli

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka vijuar sërish me postimet në rrjetet sociale në lidhje me pandeminë.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ Kalo shprehet se vjeshta ka sjellë një ‘goditje’ të vrullshme mbi shëndetin në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Ai këshillon që mos të nënvlerësohet ky virus, të mos vetmjekohemi dhe mos të mbingarkohemi me mjekime që shpesh rezultojnë dërrmuese për shëndetin tonë.

“KOHË KOVIDIANE….15.11.2020….Mirmëngjes dhe të Djelë të bardhë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas Shqipëri-dashës….Jemi pa as më të voglin dyshim në javët e përballjes me dallgën më të madhe të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….Vjeshta solli një RIKTHIM të vrullshëm të goditjes mbi shëndetin dhe jetët tona të këtij infeksioni tinzar, që po na ofron përditë të papritura si në furinë e tij goditësë, po ashtu edhe në larushinë e formave të shfaqjes dhe të ndërlikimeve të tija…Të mos harrojmë se Gripi dhe infeksione të tjera virale i ndajshtohen kësaj dallge….JO nënvlerësim, JO vetmjekim, JO mbimjekim shpesh dëmprurës…Të përpiqemi me URTËSI e jo të panikuar, me MËNDJEKTHJELLTËSI e jo me militantizëm të verbër partiak, me MIRËBESIM reciprok në aftësitë tona individuale dhe ato kolektive se, për ne ASGJË nuku është e pamundëshme për t’u mposhtur përfshirë edhe infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19, NËSE jemi dhe do të qëndrojmë kurdoherë sa bashku….TOGETHER FOREVER!!!,” shkruan mjeku Kalo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo tritan kalo

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Nëntor 2020, 06:25

Korona na plaku të gjithëve

Dy javë më parë takova disa ish-shokë të shkollës së mesme që kishin ardhur në qytetin tonë. Jeta duket të jetë më e durueshme këtu – për arsyen e thjesht...