Përlotet Justina Aliaj, artistja nga Spitali Infektiv: Në dashtë Zoti të më lërë, shpresoj se do të shërohem…
14 Nëntor 2020, 21:29Nga DOSJA
TIRANË– Justina Aliaj, artistja shkodrane është përlotur para kamerave, teksa ka folur pas infektimit të saj me Covid-19. Para kamerës së News24, Aliaj ka treguar me lot në sy se shpreson shumë që të shërohet.
E pyetur se si është gjendja e saj, Aliaj shprehet se është mirë, dhe ndihet e qetë aty, por shpreson që Zoti, ende ta lërë mbi tokë.
“Mirë jam faleminderit. Më mirë jam. Jo nuk jam e trembur. Më mirë jam. Po në dashtë Zoti të më lërë…mirë do jem…Jam më mirë. Nuk jam e trembur. Njerëzve jashtë dua t’i them se e dua pafundësisht popullin tim. Unë shpresoj se do shërohem. Me thënë të drejtën, kam jashtëzakonisht shumë kujdes këtu ku jam në katin e parë, kam parë një mrekulli që e kanë bërë me mua. Fillimisht u tregova e papjekur se mendova se jam me grip, e vonova ardhjen dhe kur kam ardhur, po hyja në një tunel, domethënë nuk shihja as nuk ndjeja më asgjë. Por kur erdha këtu, filluam kurën intensive se nuk isha mirë. Faleminderit shumë,”- thotë ajo me lot në sy.
Momenti pas minutës 04:00
Justina Aliaj është prej disa ditësh në spital. Ajo rezultoi pozitive me Covid-19 dhe u shtrua tek Infketivi për shkak të gjendjes së rëndë. Tashmë është në gjendje më stabël.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Rakia shqiptare ka mahnitur francezët! Gazeta franceze, “Liberation”, i ka kushtuar një reportazh një gruaje shqiptare. Vitore Lufi është per...
LEZHË– Tre automjete janë përplasur kokë më kokë mbrëmjen e sotme duke lënë të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-La&ccedi...
TIRANË– Hetuesit që merren me zbardhjen e trafikimit të vlerave të mëdha monetare kanë zbardhur pistat se ku janë përqëndruar hetimet për 294 miëje e 30 eu...
STAMBOLL-Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari i cili është dërguar në Turqi pasi është infektuar me Covid-19 ka foluar për gjendjen e tij. Me anë të një postimi në...
TIRANË– Rektori Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, ka deklaruar se ky dimër do të jetë mjaft i vështirë për qytetarët shqiptarë. I ftuar në emi...
TIRANË-Pesë makina police kanë ndjekur, mesditen e sotme një kamioçinë, e cila ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit. N...
TIRANË– XH. B. vendosi t’i japë fund lidhjes me një 36-vjeçar, dy vjet pasi në lidhjen e tyre ishin zbuluar rrethana që vajza nuk i dinte. “Ai ishte...