Aktualitet

“Po mbahet peng në një apartament”/ Familja e Artemis Vasilit vihet në alarm një muaj pas zhdukjes së shqiptares, i vë

14 Nëntor 2020, 22:20 Nga DOSJA
“Po mbahet peng në një apartament”/ Familja e Artemis

GREQI– Vëllai i Artemis Vasilit, Aris, ka marrë një mesazh misterioz nga një person i panjohur. Teksa bëhet gati një muaj nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare, avokati i familjes, Anastasios Dougas ka zbuluar se vëllai i vajzës ka marrë një telefonatë me anë të së cilës, i thonin se e motra po mbahej peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki.

Mediat greke shkruajnë se avokati nuk ka dhënë më tepër detaje, për arsye hetimore, ndërkohë që janë vënë në kërkim të personit që telefonoi.

Rrjetet sociale të të zhdukurës rezultojnë të jenë përdorur nga persona të tjerë, sipas hetuesve dhe kjo gjë ka ndodhur në datat 8 dhe 9 nëntor. Dyshimet më të mëdha mbi zhdukjen e vajzës kanë rënë tek ish-i dashuri i saj 24-vjeçar.

Artemis Vasilis u largua nga shtëpia rreth një muaj më parë. Familjarëve u tha se do shkonte për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi, por sipas hetimit të policisë, Artemis kurrë nuk shkoi në “Jumbo”. Sipas familjes së saj, Artemis kishte takuar një 24-vjeçar që kishte njohur përmes Facebook, por vetë djali nuk ka pranuar të ketë pasur lidhje me zhdukjen e saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artemis vasilis artemis vasilis

Sondazh

Poll