Bota

Zgjedhet/ Blerim Reka: Elektorati i kapur, votuesit janë shantazhuar

22 Prill 2019, 05:55 Nga DOSJA
Zgjedhet/ Blerim Reka: Elektorati i kapur, votuesit janë shantazhuar

Maqedoni e Veriut– Pasi përfundoi procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, kandidati për president Blerim Reka u shpreh i kënaqur nga rezultati që ka arritur në këtë cikël zgjedhor.  Reka tha se në komunat shqiptare ka fitore 3 me 1 ndaj kundër kandidatëve, ndërsa shtoi se ka marrë vota në çdo komunë maqedonase. Reka theksoi partitë në pushtet kanë ushtruar një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë.

“Falënderoj të gjithë ata që votuan për ne dhe ata që nuk votuan për ne duke e ditur se kanë qenë në një shantazh të madh sot. Falënderoj dy partitë politike që na përkrahën dhe juve medieve që keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne jemi shumë të kënaqur. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqim ne, ndërsa në të gjitha komunat maqedonase kemi marrë vota. Maqedonia do të jetë një shtet i të gjithëve. Ne menduam se në një shtet që e quajtëm të kapur, menduam se mund të krijojmë një shtet, por nuk e menduam se mund të kishte dhe elektorat të kapur”, deklaroi Reka.

Rezultati deri më tani:

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 99.95% të votave të numëruara kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski me 42,84 për qind ose 323.783 vota të fituara, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24 ose 319.201 vota, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind ose 79.913 vota.

Gjithsej kanë votuar 755.709 qytetarë ose 41.81%, të vlefshme ka gjithsej 722.897 fletëvotime kurse 32.825 fletëvotime janë të pavlefshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni blerim reka zgjedhjet presidenciale në maqedoni blerim reka zgjedhjet presidenciale në maqedoni

Sondazh

Poll