Aktualitet

Parakalim i gabuar, tre mjete përplasen kokë më kokë në Lezhë-Laç, plagosen dy persona

14 Nëntor 2020, 19:08 Nga DOSJA
Parakalim i gabuar, tre mjete përplasen kokë më kokë në

LEZHË– Tre automjete janë përplasur kokë më kokë mbrëmjen e sotme duke lënë të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, mjetet janë bërë copash.

Dy të plagosurit, janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Lezhës dhe po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor. Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Paraprakisht raportohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar duke sjellë përplasjen e tre mjeteve. Identitetet e të plagosurve nuk dihen, ndërkohë që mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lezhe-lac perplasen tre makina ne lac aksident ne lezhe-lac perplasen tre makina ne lac

Sondazh

Poll