Aktualitet

Aksident i rëndë në Levan, furgoni bie në kanal, burrë e grua nxirren nga uji

14 Nëntor 2020, 17:10 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Levan, furgoni bie në kanal, burrë

FIER– Një furgon, brenda të cilit udhëtonin burrë e grua ka rënë në kanal. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Fier-Levan. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja dhe ambulanca, që kanë ndihmuar në nxjerrjen e dy pasagjerëve nga kanali. Burrë e grua janë nxjerrë nga uji dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Raportohet se gruaja ndodhet në gjendje më të rëndë. Ndërkohë grupi hetimor, po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier furgoni bie ne kanal aksident ne fier furgoni bie ne kanal

Sondazh

Poll