Aktualitet

I infektuar me Covid-19/ Ipeshkëv-ndihmësi, Imzot Arjan Dodaj tregon gjendjen e imzot George Frendo

14 Nëntor 2020, 16:49 Nga DOSJA
I infektuar me Covid-19/ Ipeshkëv-ndihmësi, Imzot Arjan Dodaj tregon

TIRANË– Ipeshkëv-Ndihmësi Imzot Arjan Dodaj ka dhënë detaje për shëndetin e Arqipeshkvit Imzot George Frendo, i cili është infektuar me Covid-19 dhe po kurohet në Itali.

Bëhet e ditur se Imzot Arjan Dodaj ditën e sotme ka bërë një telefonatë me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar. Sipas tij gjendja është e qëndrueshme, por ai po mbahet ne terapi në mënyrë që shumë shpejt të dalë nga spitali.

“Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid-19. Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabèl dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë. Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer jetës aktiviteteve dhe jetës baritore,”- ka thënë ai. 

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo është infektuar me koronavirus pak ditë më parë dhe është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imzot arjan dodaj imzot arjan dodaj

Sondazh

Poll