Aktualitet

U gjet i vrarë në mënyrë makabre në Kroaci, vdekja e 24-vjeçarit francez po hetohet dhe në Shqipëri

14 Nëntor 2020, 15:35 Nga DOSJA
U gjet i vrarë në mënyrë makabre në Kroaci, vdekja e

FRANCË- Eliot Charlet është një 24-vjeçar francez, i cili është gjetur i vrarë në prill të këtij viti në Kroaci. Ndërkohë kërkimet për gjetjen e vrarësit të tij po kryen dhe në Shqipëri. Prokuroria e Tiranës është duke verifikuar kontaktet e 24-vjecarit në Shqipëri, pasi ka rezultuar nga hetimet franceze që ka pasur kontakte që lidhen me antenat telefonike shqiptare.

Ndërsa, për verifikimin e këtyre të dhënave janë angazhuar Oficerë te Policisë Gjyqësore, që ndër të tjera do të verifikojnë një sërë personash që kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria në data të afërta me vrasjen, e cila konsiderohet ende mister për autoritetet franceze dhe kroate.

Të dhënat e mbledhur nga Prokuroria e Tiranës, më pas do t’i dërgohen autoriteteve franceze.

Pas vrasjes së 24-vjeçarit, mediat kroate kanë hedhur dyshime se ngjarja mund të kishte si autorë trafikantë të emigrantëve për shkak të zonës ku është gjetur trupi. Megjithese këto dyshime ende nuk janë vërtetuar dhe vrasja e tij konsiderohet një mister.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eliot charlet eliot charlet

Sondazh

Poll