Art&Argëtim

Kufizimi i masave parandaluese për Covid-19, revoltohet reperi, Getinjo: Që mos të përhapet virusi, nuk duhet të ekzistojë

14 Nëntor 2020, 08:18 Nga DOSJA
Kufizimi i masave parandaluese për Covid-19, revoltohet reperi, Getinjo:

KOSOVË- Reperi i njohur Getinjo ka reaguar në lidhje me masat që janë ndërmarrë së fundmi në Kososvë dhe Shqipëri për shkak parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, reperi i revoltuar shprehet se për të parandaluar koronavirusit nuk duhet të ketë asnjë lëvizje pasi sipas tij virusi nuk përhapet me orë policore.

“Mëngjes del e merr virusin edhe kadale ka n19:00 ora shkon në shpi e çon virusin. Ja çfarë masash ka. Asnjë lëvizje s’duhet me ekzistu kërrkun nëse s’don me pas virus. Eh kjo s’ka shanc m’u bo se bohet luftë. S’ka faj Kosova kurrgjo, shkurt e shqip jena viktimë e botës se vallain shteti jonë sen n’dorë s’ka. Ruajeni veten mos të na ikë truri se për virus e kalojmë diqysh. Se aty është esenca, trurin me na prish. Natën e mirë!”, shkruan reperi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz getinjo getinjo

Sondazh

Poll