Art&Argëtim

“U njoha 14 vjeç me Selman Stërmasin”/ Gruaja e ‘yllit’ të futbollit: Nuk doja ta takoja, këmbënguli nëna. U m

13 Nëntor 2020, 18:16 Nga DOSJA
“U njoha 14 vjeç me Selman Stërmasin”/ Gruaja e

TIRANË- Nezihat Stërmasi bashkëshorten e ikonës së klubit të futbollit Tirana Selman Stermasi, ka thënë se më bashkëshortin e saj është njohur që në moshën 14-vjeçare. E ftuar në emisionin ‘Historia ime’ Stërmasi teksa ka folur rreth martesë së saj, asokohe nuk ka dashur të takoj Selmanin, po ka qenë e ëma ajo që ka këmbëngulur që kjo e fundit të njihej me ish-futbollistin.

Po ashtu ajo ka treguar se çfarë ka menduar kur e ka pa Selmanin për herë të thënë duke thënë se ky i fundit  ishte shumë simpatik, i rregullt, i pastër dhe i gjatë. Ndër të tjera ajo ka shtuar se ishin shumë të afërt

Pjesë nga Intervista

Mirela Milori: Sa vjeçe u njohe me bashkëshortin tënd?

Nezihat Stërmasi: 14 vjeç.

Mirela Milori: Me dashuri apo me mblesëri?

Nezihat StërmasiJo ku bëheshe atëhere me dashuri!

Mirela Milori: Po si u martuat?

Nezihat Stërmasi: U martova në moshën 18 vjeç. Vetëm kur u fejova u njoha me burrin, atëhere e pashë për herë të parë. I thashë nënës pyesni një herë më parë për të sepse unë ju vi prap në shtëpi dhe nëna tha jo ne nuk do të të japim burrë që të na vish prap në shtëpi, do të ta japim që të kesh një jetë të lumtur dhe ashtu e kam pasur jetën.

Mirela Milori: Kur e pe për herë të parë Selmanin, çfarë ndodhi?

Nezihat Stërmasi: Selmani ishte shumë simpatik, i rregullt, i pastër dhe i gjatë. Unë nuk doja t’i dilja para në fillim se më vinte shumë turp, isha vetëm 14 vjeç. I thashë çështë ky budallallik pse më nxirrni? Nëna e shkretë më thoshte që duhet të njohësh burrin dhe unë i thashë po kur të martohem e njoh burrin, punë e madhe fort. Kur isha e fejuar vinte një herë në javë që të më takonte, flisnim, bënim shaka, kishim afrimitet të madh.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nezihat stermasi selman stermasi nezihat stermasi selman stermasi

Sondazh

Poll