Art&Argëtim

Del në ankand unaza 14 karatëshe e floririt të Elvis Presley me vlerë prej 500 mijë dollarë (FOTO)

13 Nëntor 2020, 16:32 Nga DOSJA
Del në ankand unaza 14 karatëshe e floririt të Elvis Presley me

SHBA– Në një ankand në Los Angeles pritet të shitet me më shumë se 500 mijë dollarë unaza e floririt të Elvis Presley.

Unaza e këngëtarit është një ndër seritë e para me inicialet TCB, (Taking Care of Business) dhe motivin e vetëtimës, që artisti e përdori si mantrën e tij që prej 1969-s, kur iu rikthye koncerteve pas fokusimit te filmat.

“Diamanti është 7 karatë e gjysmë, ndërsa unaza përbëhet nga flori 14 karatësh”- është shprehur organizatorja e ankandit, Brigitte Kruse.

Në vitin 1975, këtë unazë të dizenjuar nga dora e tij, ai i’a dhuroi pjesëtarit të bandës së tij J.D Sumner. Gjithashtu ishte edhe adhurues i motoçikletave.

Edhe një motoçikletë të tipit Harley Davidson ku këngëtari shëtiste rreth pronës së tij të Graceland në Memfis, do të shkojë në ankand, ku pritet të shitet për 300 mijë deri në 350 mijë dollarë. Në ankand do të përfshihen edhe një sërë regjistrimesh master të festivalit të Udstok të vitit 1969, të cilat kanë qëndruar për më shumë se 10 vite në dollapin e një producenti dhe nuk kishin dalë asnjëherë në treg.

Regjistrimet prej më shumë se 700 orësh kanë vlerë mbi 1.6 milionë dollarë ku shfaqin performanca të Jimi Hendrix, Janis Joplin dhe The Who.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elvis presley elvis presley

Sondazh

Poll