Art&Argëtim

Ish-e dashura e Gabriel Garkos flet pas deklaratave të tij se është homoseksual: Ndoshta rashë edhe unë në ‘grackën’

13 Nëntor 2020, 23:32 Nga DOSJA
Ish-e dashura e Gabriel Garkos flet pas deklaratave të tij se

ITALI- Aktorja e njohur italiane, Manuela Arcuri ka folur pas deklaratave të aktorit dhe ish-të dashurittë saj, Gabriel Garko se është homoseksual. Në një intervistë për mediat ajo është shprehur se për atë, lidhja me Garkon ka qenë një histori dashurie e vërtetë. Më tej ajo tha se ndoshta ka qenë një nga shumë “viktimat”që ai ka përdorur për të fshehur të vërtetën.

“Vite më parë isha e dashuruar me Gabrielin. Lidhja zgjati vetëm disa muaj por nuk mund të them që ishte false dhe e organizuar. Mes nesh kishte një tërheqje të madhe fizike, e pëlqenim shumë njëri tjetrin. Për mua ishte një histori e vërtetë dashurie. Ndoshta rashë edhe unë në ‘grackën’ e tij, nuk e di nëse për të ka qenë një histori dashurie false, por për mua ka qenë e vërtetë. Duke dëgjuar deklaratat e tij të fundit, më bën të mendoj se mbase edhe unë kam qenë viktimë e tij dhe për këtë do të më vinte shumë keq”- ka thënë aktorja italiane.

Aktori dhe modeli italian, Gabriel Garko pak javë më parë në emisionin “Grande Fratello VIP” deklaroi mes lotësh se ishte homoseksual.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gabriel garko manuela arcuri gabriel garko manuela arcuri

Sondazh

Poll