Art&Argëtim

“Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia”, Rita Ora rrëfen ekperiencën më të vështirë të jetës së

13 Nëntor 2020, 15:27 Nga DOSJA
“Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia”, Rita

SHBA- Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në të gjithë botën. Në një intervistë për tabloidin “Standart”, ka rrëfyer se në vitet që ajo po lë pas ka mësuar shumë nga gabimet që ka bërë në të 20-tat e saj.

Gjithashtu këngëtarja ka rrëfyer se gjatë karantinës ajo ka vërejtur se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të bërë gjëra të ndryshme, por vetëm këngë dhe koncerte.

“Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por nuk do e ndryshoja për asgjë në botë. Është diçka që e kam vënë re gjatë izolimit, nuk e kam pasur kurrë atë jetë ku ti mund të dalësh të ecësh në kopshtin tënd apo kudo tjetër dhe të mos i interesoj askujt. Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani. U bëra pjesë e kësaj industrie dhe jam shumë mirënjohëse për kaq sa kam arritur deri tani me shumë menaxhim. Jam shumë me fat që kam nënën dhe motrën time, me të cilat kam punuar që nga fillimi dhe më kanë mbrojtur”- është shprehur Rita Ora.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rita ora rita ora

Sondazh

Poll