Politike

A do e sigurojë Rama mandatin e tretë me ty? Kadia tregon bisedën me kryeministrin: Kam pasur dilemma…më tha ‘të kuptoj

13 Nëntor 2020, 23:05 Nga DOSJA
A do e sigurojë Rama mandatin e tretë me ty? Kadia tregon bisedën

TIRANË– Zëvendës ministri i sapoemëruar i Financave Besart Kadia ka rrëfyer bisedën me kryeministrin Edi Rama, në momentin që i është ofruar posti.

I ftuar në ‘Zonë e lirë”, i pyetur nëse mendon se tani me të në ekip, Rama e ka të garantuar mandatin e tretë, Kadia tha se ka pasur shumë dilema.

Ai shtoi se kryeministri i ka thënë se do ta kuptonte shumë mirë nëse nuk do pranonte postin e ofruar.

“Kjo është një dilemë që unë e kam patur, e kalova në këtë formë; prej vitesh kontribuoj në debatin publik në forma të ndryshme, të gjitha këto nuk i kam parë të përkthyera gjëkundi përpos fjalëve. Në këtë kuptim, qeverisja Rama ka nevojë për kontribut pas krizës së pandemisë dhe unë kontribuoj për shtetin shqiptar. Rama më tha këtë: ‘në rast se nuk e pranon, të kuptoj shumë mirë se pse nuk e pranon’,”- tha Kadia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besart kadia besart kadia emerohet zv.minister besart kadia besart kadia emerohet zv.minister

Sondazh

Poll

Politike 13 Nëntor 2020, 21:54

TIRANË– Zëvendës ministri i sapo emëruar Besart Kadia ka folur për pikën e tij të fortë. I ftuar në “Zonë e lirë”, ai tha se di të flasë shumë mirë anglish...