Art&Argëtim

Princ Charles nuk heq dorë nga froni, sherr në familjen mbretërore?!

13 Nëntor 2020, 12:41 Nga DOSJA
Princ Charles nuk heq dorë nga froni, sherr në familjen

ANGLI- Ditën e djeshme, Britania  e Madhe njoftoi se do të mbajë një Festë Bankare në vitin 2022 për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës, kur Madhëria e saj do të bëhet monarku i parë britanik që ka mbretëruar për 70 vite me rradhë.

Sipas njoftimit të biografit mbretëror, Princi Charles nuk do të ‘largohet me dëshirë nga fati i tij’ për të qenë mbret.

Robert Lacey, i cili kohët e fundit lëshoi biografinë Beteja e Vëllezërve ku ka vepruar si historian në dramën Netflix “The Crown”, në një intervistë për “Good Morning Britain” ka rrëfyer se është një shenjë e qartë se monarku, 94 vjeçar, është ‘i vendosur të vazhdojë deri në fund’.

Princi Charles, i cili ditën e nesërme mbush 72 vjeç, është trashëgimtari më i gjatë në shërbim të fronit britanik i cili do të jetë Mbreti më i vjetër në histori kur të kurorëzohet, por Lacey është shprehur se nuk beson se Princi Uells ka qëllim për të shkelur këtë gjë.

Gjithashtu, ai është shprehur se duke qenë se Mbretëresha ka lindur me një besnikëri dhe respekt të tillë, Duka dhe Dukesha ‘popullore’ e Kembrixhit mund të jenë zëvendësime më të përshtatshme.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz princ charles princ charles

Sondazh

Poll